Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit dhe 444 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Maqedoninë Veriore.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3210 teste dhe më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup – 187.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 persona që kanë ndërruar jetë: 2 persona nga Shkupi (56 dhe 46 vjeç) dhe nga një person nga Kavadari (74 vjeç), Kumanova (88 vjeç), Koçani (84 vjeç), Strumica (73 vjeç), Prilepi ( 71 vjeç) dhe Tetova (69 vjeç). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.
Janë regjistruar 225 pacientë të rikuperuar, prej tyre më së shumti në Shkup – 158.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 200.856 raste, prej tyre 187.374 janë shëruar, 6.395 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 7.087 pacientë.