Po vazhdon numri i lartë i vdekjeve nga COVID-i në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme janë shënuar 32 vdekje dhe 1,600 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.
41 raste të infektimit janë fëmijë të moshës nën 10 vjeç.
Ndërsa shifra më e lartë e të infektuarve është e moshës 30 vjeç deri më 39 vjeç, gjithsej 364.
Në Kosovë që nga 30 gushti kanë hyrë në fuqi masa për parandalimin e përhapjes së COVID-it, dhe pritet të jenë në fuqi deri me 13 shtator.