Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 405.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 589, ndërkaq nga fillimi i pandemisë me koronavirus kanë vdekur 2,980 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 2 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë afro një milion e 600 mijë doza të vaksinës.
Deri më sot 752 mijë e 365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.