Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosova400 të infektuar po trajtohen në QKUK, i gjithë stafi mjekësor i...

400 të infektuar po trajtohen në QKUK, i gjithë stafi mjekësor i vaksinuar

QKUK-ja si pasojë e pandemisë Covid 19 është shndërruar në vatër të virusit.

Tanimë këtu ndodhen rreth 400 pacientë të hospitalizuar si pasojë e infektimit.

E në përkujdesjen e tyre përherë janë mjekët dhe infermierët.

Këta të cilët, si duket tashmë veç se e kanë kaluar infektimin me Covid.

Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë tregon se në këtë Klinikë në të cilën ndodhen 89 pacientë, i gjithë stafi është vaksinuar me dy dozat e vaksinës.

Edhe pse sipas Hoxhës stafi shëndetësor ndihet pak i lodhur, ata po luftojnë pa ndalë me virusin.

E pos në Klinikën e Pulmologjisë, edhe në një klinikë tjetër si duket i gjithë stafi shëndetësor është vaksinuar.

Drejtori i Klinikës së Mjekësisë̈ Sportive, Artan Ahmeti thotë se asnjë nga doktorët apo infermierët nuk janë hospitalizuar për shkak të infektimit me COVID.

Por problematikë në këtë Klinikë që ka 109 pacientë të infektuar, është çështja e mungesës së infermierëve të cilët pritet që të vijnë së shpejti.

Ahmeti thotë se kapacitetet me mjekë janë të mjaftueshme.

Në Klinikën Infektive ka 104 pacientë me Covid 19, në Interno ka 63 pacientë. Edhe në Mjekimin Intensiv ka 20 pacientë që janë në gjendje më të rëndë, ndërsa në Gjinekologji janë vetëm 10 të tillë.

Në Klinikën e Pediatrisë janë të shtrirë vetëm tre pacientë pozitiv me Covid 19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments