Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosova31 policë dhurojnë vullnetarisht gjak

31 policë dhurojnë vullnetarisht gjak

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, është duke zhvilluar aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut.

 

Në kampin e Njësive të Specializuara në Vrellë, 31 pjesëtarë të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës si “NJSO”,” NJSI”,” EODD” dhe Njësia “K9 “, kanë dhuruar gjak vullnetarisht.

Ky aksion për dhurimin vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe ditëve në vijim në drejtoritë rajonale dhe njësi të tjera të PK-së.

“Dhurimi vullnetar i gjakut është vepër humane, prandaj zyrtarët e Policisë gjithnjë shprehin gatishmëri të jenë në shërbim të qytetarëve të vendit”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments