Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“30 mijë euro borxh” – Zbulohet kuptimi i shifrës që u ‘gdhend’...

“30 mijë euro borxh” – Zbulohet kuptimi i shifrës që u ‘gdhend’ në trupin e gruas së mjekut në Prizren

Dy persona të maskuar u futën pasditen e djeshme në shtëpinë e një mjeku në Prizren, ku vodhën 10 mijë euro ari. Në momentin e grabitjes në shtëpi gjendej e zonja e shtëpisë (33-vjeçare), të cilën hajnat e lidhën dhe të njëjtës i shkaktuan plagë me thikë në trup.

 

Në trupin e saj, dy personat e maskuar “gdhendën” shifrën “0003” dhe një zemër e vogël.

Hetuesi i këtij rasti Fitim Haxhiufazliu ka treguar për Gazetën Sinjali se cilat janë dyshimet e para për shifrën që u “gdhend” në trupin e gruas.

“Njëri nga të dyshuarit i është drejtuar viktimës se bashkëshorti juaj mi ka borxh 30 mijë euro. Kështu ka deklaruar viktima e këtij rasti. Pra edhe ne supozojmë, këto janë dyshimet e para”, tha ai për Sinjalin.

Ai tutje shtoi gruaja në momentin që është gjetur nga burri i saj ishte pa vetëdije.

“Burri e ka gjetur atë kur është kthyer nga Shqipëria. Bazuar në informacionet e para, ajo ka qenë pa vetëdije”, shtoi ai.

33-vjeçarja u gjet e lidhur në shtëpi, katër orë më vonë nga bashkëshorti i saj, 56-vjeçar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments