Në njoftim thuhet se kontrata ka pasur vlerën e rreth 450 mijë euro. Muajin e shkuar u patën arrestuar katër persona, ndërsa tani edhe tre. Gjatë aksionit të kontrollimit të shtëpive dhe lokaleve në Prishtinë, Pejë e Prizren, janë konfiskuar dokumente të ndryshme e mallra në vlerë rreth 30 mijë euro, ka njoftuar PTH-ja.

Pronari i këtij operatori ekonomik, F.A. dyshohet për veprën penale të keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurim publik dhe shmangie nga tatimi. Për shmangie nga tatimi dyshohet edhe A.P. nga Peja, pronar i kompanisë “Kompex”. Ai dyshohet edhe për dokumente të rrejshme lidhur me tatim. I treti i arrestuar është G.H. nga Prizreni. Pronari i kompanisë “Versacop” dyshohet për shmangie nga tatimi e dokumente të rrejshme lidhur me tatimin.