Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje solemne për për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të ZKM’së, mbledhja do të mbahet në orën 10:00.
Në orën 12:00, Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani.
Ceremonia do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.