Rastet e para me koronavirus në Kosovë u shfaqën me datën 13 mars të vitit 2020.
Që nga atëherë, 152 mijë e 169 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar.
Për shkak të Covid 19, në Kosovë kanë humbur jetën 2629 persona që nga fillimi i pandemisë.
Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 24 persona.
Nga 152 mijë e 169 raste pozitive sa janë shënuar në Kosovë nga 13 marsi i vitit të kaluar, 123 mijë e 852 persona e kanë fituar betejën me Covid 19.