Në këtë ceremoni ishin të pranishëm krerët e shtetit, një numër i madh deputetësh të Kuvendit të Kosovës, pjesëtarë nga mediat dhe shoqëria civile, etj.
Në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier e nisi fjalimin e tij duke cituar një pjesë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë pjesë të deklaratës thuhet se: “Kosova [shpallet] një Republikë demokratike, laike dhe multietnike, e udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse”.
“Ky tekst elokuent është pjesë e premtimit të Kosovës dhe bazë e pavarësisë së saj”, tha Hovenier, njofton REL.
Ndërkaq, sot në një njoftim të Kryeministrisë thuhet se kryeministri Albin Kurti, i ftuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, mori pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës.
Më poshtë mund të shikoni fotografi dhe pamje nga ceremonia me rastin e shënimit të 247-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Ceremonia në Ambasadën amerikane në Prishtinë me rastin e 247-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së /Foto: Ambasada amerikane

Ceremonia në Ambasadën amerikane në Prishtinë me rastin e 247-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së /Foto: Ambasada amerikane

Ceremonia në Ambasadën amerikane në Prishtinë me rastin e 247-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së /Foto: Qeveria e Kosovës

Ceremonia në Ambasadën amerikane në Prishtinë me rastin e 247-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së /Foto: Qeveria e Kosovës


