Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosova24 policë kanë vdekur nga Covid-19 në Kosovë

24 policë kanë vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës  është mbajtur ceremoni solemne për nder të shënimit të kësaj dite.

Fillimisht u bën homazhe pranë lapidarëve të policëve të rënë në krye të detyrës për të vazhduar edhe me një minutë heshtje për nderim të kësaj.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo ditë do festohej ndryshe, por që si pasojë e pandemisë ishin të obliguar që organizimi të jetë simbolik.

Ai shtoi se mbështetja e tij dhe ministrisë do jetë edhe më e madhe. Ministri ka bërë të ditur se si pasojë e Covid-19, 24 pjesëtarë të Policisë kanë vdekur, kurse 7 912 janë vaksinuar edhe 1 268 janë në radhë për t’u vaksinuar, shkruan EO.

“Sot është një ditë e shënuar, duke kremtuar kështu 6 shtatorin e vitit 1999-të me pranimin e kadetëve të parë. E sot numërojmë me mbi 9 mijë policë. Në këtë ditë kemi menduar të festojmë ndryshe këtë ditë duke bërë që nga pandemia të festohet me kufizime”.

“Nga 1 vit e gjysmë pandemi Policia gjithmonë ka qëndruar ne front vetëm e vetëm që të mbrojnë qytetarët, dhe fatkeqësisht kemi 24 policë te vdekur nga pandemia”, tha Sveçla.

Tutje ai tha se falënderimi i takon secilit pjesëtarë të Policisë që punon fort për sigurinë në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments