Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosova24 kosovarë po trajtohen në spitale nga pasojat që ua la koronavirusi

24 kosovarë po trajtohen në spitale nga pasojat që ua la koronavirusi

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 12 nëntor 2021, janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga ta 12 të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 24 të tjerë janë post covid.

 

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë.

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19.

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient.

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë.

Spital i Pejës, 4 pacientë.

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë.

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments