Wednesday, November 27, 2024
HomeLajme23 lindje nën moshën 18-vjeçare në 4 muajt e këtij viti

23 lindje nën moshën 18-vjeçare në 4 muajt e këtij viti

Brenda ditës këtu në Klinikën e Gjinekologjisë vijnë dhjetëra gra shtatzëna. Mirëpo si duket një pjesë e tyre kryejnë lindje para moshës 18 vjeçare. Këtë e tregojnë edhe numri i statistikave që T7 ka siguruar.

Vetëm gjatë vitit 2021, në Klinikën e Gjinekologjisë lindën 57 vajza nën moshën 18 vjeçare. Mirëpo ky numër shqetësues po pasohet edhe këtë vit.

Që nga janari i këtij viti deri në muajin mars, 23 paciente nën moshën 18 vjeçe u bënë nëna në këtë klinikë.

Artan Asllani nga Balkan Sunflower pohon që zakonisht raste të tilla ndodhin pa pëlqimin e prindërve.

Asllani pohoi se numri që zakonisht raportohet për martesat e hershme nën moshën 18 nuk është i saktë.

Vetëm një ditë më parë televizioni raportoi edhe për një rast kur dy të mitur, bashkëjetonin dhe bënin plane për martesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments