Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosova22 vjeçarja nga Gjilani vdes si pasojë e COVID-19

22 vjeçarja nga Gjilani vdes si pasojë e COVID-19

Si pasojë e infektimit me virusin COVID-19 jetën ka humbur edhe një 22 vjeçare nga Komuna e Gjilanit.

Gentiana Sherifi, nga fshati Liovç i Poshtëm, vdiq pas përballjes me virusin COVID-19. Njoftimi për vdekjen e saj është dhënë nga familjarë të shumtë përmes rrjeteve sociale.

“Te nderuar vendas, me pikellim te thellë ju njoftojmë se ka nderruar jetë ne moshen 22 vjeçare mesa jonë, vajza e bijes sone (Shyhrete Jetish Rexhepit) Gentiana Sherifi. Ngushellime familjes Sherifi. Ndajme dhimbjen me ju”– thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Duhet përkujtuar që së fundi kanë humbur jetën shumë të rinj si pasojë e këtij virusi, ndër to edhe dy femra shtatzëna.

Mbrëmë gjithashtu është raportuar për vdekjen e një djali dhe nënës së tij në Zhegër të Gjilanit, kurse sonte u raportua për vdekjen e një nuse dhe vjehrrit të saj nga Malisheva.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vdekje si pasojë e këtij virusi kurse brenda javës vdiqën mbi 100 qytetarë të infektuar me koronavirus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments