Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosova20 mijë armë me leje të UNMIK-ut në Kosovë, nuk i janë...

20 mijë armë me leje të UNMIK-ut në Kosovë, nuk i janë nënshtruar procedurave sipas Ligjit të Ri

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes po raporton drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti. Ky i fundit tha se është i kënaqur me zbatimin e Ligjit për Armët, por që kryetari i Komisionit, Bekë Berisha ka përmendur skandalin e shitjes të lejeve të armëve në emër të MPB-së në vitin 2019. Hoti ka treguar se gjatë vitit konfiskohen rreth një mijë armë, ndërkaq 20 mijë janë me leje të UNMIK-ut.

Kryetari i komisionit, Bekë Berisha ka pyetur rreth zbatimit të Ligjit për Armët.

“Janë do leje të armëve, por unë e kam këtu një skandal këtu për shitje të lejeve të armëve. Rasti ka ndodhur në vitin 2019, çfarë mund të na thoni rreth kësaj”, ka pyetur Berisha.

Drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti tha se ka pasur një proces të legalizimit të armëve.

“Aktualisht kemi përfunduar koncept dokumenti dhe grupet punuese. Përmbajtja nuk është pengesë për zbatim të ligjit. Mendojmë që gjatë punës në draftim të shtojmë edhe pjesë të tjera në ndryshime të rregullativës së BE-së. Ligji është i zbatueshëm. Ne jemi të kënaqur me zbatimin e Ligjit për Armët[…]Në lidhje me skandalin, ne nuk konsiderojmë që ministria ka të bëjë me këtë pjesë. Aktualisht për atë vepër penale kemi pasur një proces gjyqësor”, ka thënë ai.

Më tej, anëtari i LVV-së, Mefail Bajçinovci ka pyetur se sa është numri i armëve që qytetarët i kanë me leje të UNMIK-ut .

“Janë 20 mijë armë të tilla, të cilat janë me leje të UNMIK-ut. Ato nuk janë armë ilegale, por nuk i janë nënshtruar procedurave sipas Ligjit të Ri. Janë 37 mijë të cilat janë me leje sipas Ligjit të ri”, është përgjigjur Mensur Hoti.

Po ashtu, Hoti tha se gjatë vitit konfiskohen rreth një mijë armë.

E anëtari i LVV-së, Enver Dugolli tha se gjetjet janë shqetësuese për mos zbatimin e Ligjit për Infrastrukturën Kritike.

“Pajtohem me gjetjet, është realiteti ajo. Ligji është miratuar sepse e kemi konsideruar të rëndësishëm. Përveç që e kemi miratuar ligjin, ligji parasheh qe të hyjë në fuqi një vit pas miratimit dhe nuk kemi arritur[…]këtë javë kemi një lëvizje dhe do të fillohet me disa procedura të brendshme që të rekrutohet stafi për Divizionin e Infrastrukturës Kritike”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments