Në katër vitet e kaluara kanë diplomuar mbi 1900 studentë nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës.
Të gjithë studentët që marrin rrugë drejt fakulteti, synojnë një vend të punës.
Megjithatë, jo secili prej tyre arrin të futet në tregun e punës në fushën e edukimit.
Kjo për shkak të numrit të lartë të të diplomuarve nga fakultetet e me këtë drejtim në Kosovë.
Vetëm në katër vitet e kaluara kanë diplomuar mbi 1900 studentë nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës.
Madje dikush nga studentët thotë që nuk njeh shumë persona të diplomuar nga ky fakultet, që po gjejnë vend pune.
E njëjta kërkon që të bëhet një analizë se sa ka hapësirë për mësimdhënësit e rinj në Kosovë.
Pikërisht një gjë të tillë thonë që kanë bërë nga Fakulteti i Edukimit, të cilët kanë zvogëluar numrin e studentëve që pranojnë këtu.
Se ka papunësi, tregon edhe zëvendësministri i arsimit, Dukagjin Pupovci.
I njëjti thotë se vendet e punës janë plotësuar dhe krahas pensionimit të mësimdhënësve, nuk ka hapësirë mjaftueshëm për të rinjtë.
Pupovci tregon që ndër vite është bërë një reduktim i regjistrimeve nëpër fakultete.
Veç në Universitetin e Prishtinës, në Kosovë janë edhe katër fakultete të tjera të edukimit.