Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova18-vjeçarja me shami që u përjashtua nga shkolla në Pejë sot nis...

18-vjeçarja me shami që u përjashtua nga shkolla në Pejë sot nis mësimin

Kanë kaluar më shumë se një muaj kur një nxënëse nuk vijonte mësimin në shkollën e mesme “Bedri Pejani” në Pejë, pasi ishte përjashtuar për shkak të mbulesës.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi përmes një postimi të gjatë në “Facebook” tregoi se prindi i nxënëses i kanë dhënë lajmin që nxënësja do të rikthehet sot në shkollë për të vijuar mësimin e rregullt.

Ai tha se A.D., do të jetë nxënësja e parë në historinë e gjimnazit “Bedri Pejani” që i lejohet të mbajë mbulesën.

“Pas njoftimit të prindit të nxënëses A.D., duke më dhanë lajmin e shumëpritur, konfirmimi përkatës më erdhi gjithashtu edhe nga drejtoria e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë se, nxënësja e larguar nga shkolla për shkak të mbulesës më 2 Shtator, do të kthehet sot në bankën e saj për të vijuar mësimin e rregullt. Kjo nxënëse do të jetë e para në historinë e këtij gjimnazi që lejohet të mbajë mbulesën. Le të jetë ky rasti i fundit i largimit të vajzave tona nga shkolla për shkak të mbulesës.”

“Pas njoftimit të prindit të nxënëses A.D., duke më dhanë lajmin e shumëpritur, konfirmimi përkatës më erdhi gjithashtu edhe nga drejtoria e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë se, nxënësja e larguar nga shkolla për shkak të mbulesës më 2 shtator, do të kthehet sot në bankën e saj për të vijuar mësimin e rregullt. Kjo nxënëse do të jetë e para në historinë e këtij gjimnazi që lejohet të mbajë mbulesën. Le të jetë ky rasti i fundit i largimit të vajzave tona nga shkolla për shkak të mbulesës.

Pas ndërhyrjes mbështetëse që ka bërë Ministria e Arsimit për kthimin e kësaj nxënëseje në shkollë me mbulesë, duke qene edhe vet institucioni i bindur se një ndalesë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin per arsim dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nuk ka më asnjë kuptim që të vazhdojë ndalesa për “Bartjen e Uniformës Fetare” në shkollat e mesme, e paraparë në Udhëzimin administrativ.

Prandaj, kërkoj nga ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, që ndalesën në fjalë ta shfuqizojë ose ta rishikojë sa më parë, duke e sqaruar se mbulesa nuk është një uniformë fetare dhe, si e tillë, nuk duhet të jetë pengesë për vajzat që të kenë qasje të barabartë në arsim.

Ndërkohë, drejtori i DKA-së në Komunën e Pejës, z. Naser Gegaj dhe drejtori i gjimnazit “Bedri Pejani,” z. Musa Nikqi, duhet t’i kërkojnë falje publike nxënëses A.D., të cilën e larguan nga shkolla duke e penguar me vetëdije në të drejtën e saj për të pasur qasje në arsim”.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments