18 mjekë specialist të Klinikës së Kardiologjisë i janë drejtuar Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Elvir Azizit, me kërkesë zyrtare për shkarkimin e Drejtorit të Kardiologjisë, Lulzim Kamberit.
Në këtë kërkesë , specialistët e kësaj klinike kanë drejtuar akuza ndaj Kamberit, duke thënë se po krijon pandërprerë situata konfliktuoze, si dhe diskriminim e abuzim
“Ne kardiologët e poshtëshënuar të këaj kërkese si dhe pjesa tjetër e Kardiologëve të Klinikës e cila për shkaqe të caktuara nuk kishte mundësinë të pjesëmarrjes zyrtare me nënshkrim, ju drejtohemi me kërkesë zyrtare të shkarkimit të menjëhershëm të Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, Dr.Lulzim Kamberi, i cili është kreator i kaosit professional, parregullsive menaxheriale, krijimit të pa ndërprerë të situatave konfliktuoze, diskriminimit dhe abuzimit duke keqpërdorur pozitën të cilën e ka. Krijimi i një atmosfere të tillë pune ul skajshëm shkallën e shërbimit professional, ngrit nivelin e pakënaqësive tek pacientët e Klinikës”, thuhet në letrën drejtuar Drejtorit të ShSKUK’së.
Kërkesën për shkarkim, ata e kanë bërë duke u bazuar në tetë arsye, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.


