Njëzetepesë vjet më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s. Shumë qytetarë dolën në rrugë për t’i takuar, me gjithë faktin se në shumë qytete kishte tensione ndëretnike.
Fatmir Kelmendi dhe shoku i tij, Bashkim Hasani, ishin ndër të parët që dolën në rrugë për t’i takuar ushtarët francezë të KFOR-it, të cilët arritën në Mitrovicë më 17 qershor 1999.
Nga ajo ditë, jeta për Fatmirin dhe Bashkimin mori kah tjetër.