Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova15 për qind e popullatës në Gjermani kanë marrë dozën e parë...

15 për qind e popullatës në Gjermani kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19

Gjermania ka vaksinuar rreth 15 për qind të popullatës së saj me një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, thuhet në të dhënat e Institutit Robert Koch.

Sipas të dhënave të këtij Instituti, 15.2 për qind apo 12.7 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 5.9 për qind apo 4.9 milionë persona kanë pranuar edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Disa studime kanë sugjeruar se një dozë e vaksinës ofron një nivel të mbrojtjes kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Javën e fundit, në Gjermani është përshpejtuar programi i imunizimit, ku vetëm gjatë së enjtes u administruan 700.000 doza.

Pavarësisht fushatës së imunizimit, Gernot Marx, kryetar i asociacionit për përkujdesje emergjente, paralajmëroi të premten se situata në spitalet e vendit ishte shqetësuese.

Ai tha se vazhdimisht po shohin rritje të madhe të pacientëve me COVID-19, të cilët kërkojnë trajtim mjekësor.

Gjermania po përballet me valën e tretë të pandemisë, që është shkaktuar kryesisht nga varianti i ri i COVID-19, që fillimisht u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky variant thuhet se përhapet më shpejt.

Instituti për kontrollin e sëmundjeve, Robert Koch raportoi të shtunën për 24.097 raste të reja dhe 246 viktima.

Që prej fillimit të pandemisë, në Gjermani janë regjistruar mbi tre milionë raste dhe mbi 78.000 të vdekur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments