Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohet nga QKUK-ja apo spitalet e përgjithshme për të miturat që dërgohen në këto institucione shëndetësore për të lindur. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, pasi një e mitur shtatzënë nga Prizreni ishte dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 14-vjeçare, e cila ka mbetur shtatzënë nga bashkëjetesa me një person, po ashtu të mitur.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës, e cila ka pohuar se me pëlqimin e prindërve është martuar me të dyshuarin.
Po ashtu, edhe 16-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuari është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunim’.
Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.