Ushtria e Ukrainës doli me informacionet e fundit mbi pushtimin rus, duke thënë se “armiku po vazhdon operacionin sulmues, por ritmi i përparimit të trupave të tij është ngadalësuar ndjeshëm”.
Në ditën e 13-të të sulmit rus, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se trupat ukrainase po vazhdojnë të mbrohen në sektorët jugorë, lindorë dhe veriorë dhe se kryeqyteti Kiev dhe qyteti verior i Çernihivit janë ende në duart e Ukrainës.
Ai shtoi se mbrojtja ajrore e Ukrainës po i zmbraps me sukses sulmet raketore dhe ajrore.
“Pushtuesit janë të demoralizuar dhe shkelin gjithnjë e më shumë rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare për konfliktin ushtarak”, tha ushtria e Ukrainës.