Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 12 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 482 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shëruar 280 persona, duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 186,211.
Numri total i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 199,539 si dhe të vdekur janë 7,036.