Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosova11 mijë e 291 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në...

11 mijë e 291 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 11 mijë e 291 vaksina Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri është thënë se deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 468 mijë e 152 vaksina.

826 mijë e 380 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës. Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga MSH.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments