Ka disa njerëz që ngrihen nga shtrati dhe buzëqeshin, ka të tjerë që nuk duan të shohin askënd dhe ka nga ata që kanë nevojë për kafe.
Cilado kategorie që i përkisni, Keri Gans, një nutricioniste e njohur në mediat amerikane, sugjeron dhjetë ushqime për mëngjesin tuaj që do t’ju ndihmojnë të keni më shumë energji dhe të përballoni vështirësitë e ditës me një buzëqeshje.
“Sinqerisht, askush nuk mund të thotë se ngrënia e një mëngjesi do t’ju bëjë menjëherë të ndiheni mirë, por ka lëndë ushqyese që me kalimin e kohës janë të dobishme për shëndetin tonë mendor,” thotë nutricionistja Keri Gans.
“Ajo që ndoshta mund të themi është se nëse jeni vetëm pak të lodhur, një mëngjes i duhur do t’ju japë energjinë që ju nevojitet.”
Gans jep një shembull të një mëngjesi të tillë, i cili përfshin: bukë integrale me avokado, feta domate dhe salmon të tymosur me pak mjedër.
1. Bukë integrale
“Buka 100% e grurit të plotë është një burim i mirë i vitaminave B, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e trurit dhe ndihmojnë trupin tonë të metabolizojë karbohidratet që na japin energji,” thotë Gans. Plotësimi i vitaminës B është treguar gjithashtu se i ndihmon njerëzit të përballen me stresin dhe të rrisin disponimin e tyre.
2. Avokado
Avokadot përmbajnë acid folik, ku mungesa e përgjithshme e acidit folik në trup është lidhur me depresionin, sipas Gans.
3. Domatja
Domatet janë të pasura me një antioksidant, likopen, i cili gjithashtu është lidhur me një rrezik potencialisht më të ulët të depresionit.
4.Salmon i tymosur
Salmoni është një burim i shkëlqyer i omega-3, të cilat kanë efekte anti-inflamatore që mund të luajnë një rol në shëndetin e trurit dhe të zvogëlojnë rrezikun e depresionit. Salmoni gjithashtu mund të ndikojë në serotoninën, një hormon që lidhet me humorin e mirë.
5.Mjedra dhe manaferra
Mjedrat janë plot me fibra, shpjegon Gans, dhe fibrat dihet se treten ngadalë në trupin tonë, gjë që çon në sheqerna më të qëndrueshëm të gjakut. Sheqeri i paqëndrueshëm në gjak shoqërohet me një humor negativ, kështu që stabilizimi i niveleve të glukozës mund të ndihmojë në balancimin e gjendjes tuaj emocionale. Flavonoidet në boronica, ndërkohë, janë treguar se ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes emocionale.
Kërpudhat
Mund të kontribuojnë në një humor të mirë, pasi vitamina D në to mund të përmirësojë gjendjen negative. Për mëngjes, kërpudhat së bashku me perimet e tjera mund t’i vendosni në një omëletë, por gjithashtu t’i vendosni në një fetë bukë me salmon-avokado-domate.
Kos
Ka shumë dëshmi se ushqimet probiotike, të tilla si kosi, ndihmojnë në disponimin duke përmirësuar përbërjen e mikrobiomës tuaj të zorrëve.
Bollgur
Tërshëra është jashtëzakonisht e lartë në fibra, që do të thotë se, si manaferrat, ato ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe ndihmojnë në rregullimin e humorit të mirë. Tërshëra gjithashtu përmban selen, i cili rrit humorin.
Farat Chia
Ashtu si salmoni, farat chia janë të pasura me omega-3 që ndihmojnë në shëndetin e trurit dhe rregullimin e humorit. Është gjithashtu një burim i mirë i magnezit. Konsumimi i tij mund të ketë efekte pozitive në gjithçka, nga stresi deri te pagjumësia. Në mëngjes, ato mund të përzihen lehtësisht me bollgur, por edhe në smoothie.