Sot në të gjithë botën, mes protestash, manifestimesh dhe marshimesh u shënua 1 Maji, dita e dedikuar për punëtorët.
Diku të dhunshme dhe diku paqësore, mijëra njerëz dolën në grumbullimet e organizuara, për të kërkuar deri diku të njëjtën gjë; më shumë të drejta e siguri në punë.
Për krerët e sindikatave, dita ishte një provë e aftësisë së tyre për të mobilizuar punëtorët përballë problemeve të thella ekonomike për shkak të pandemisë.
Në Francë, mijëra dolën në rrugë me parulla dhe flamuj të sindikatës. Maskat e fytyrës të veshura nga pjesëmarrësit ishin një kujtesë se sa shumë ka ndryshuar jeta që nga festimet e fundit tradicionale të 1 Majit.
Disa marshime, të për shkak të masave anticovid, ishin më pak të ndjekura se zakonisht para pandemisë. Por ato ende shërbyen si pika për shqetësimet e punëtorëve për vendet e punës dhe mbrojtjen e tyre.




