Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas njoftimit, seanca e radhës ndaj tyre do të mbahet të martën më 14 shtator në orën 14:30.
Përndryshe, aktakuza ndaj ish-eprorëve UÇK-së u bë më 26 tetor të vitit 2020.
Kujtojmë se së fundmi, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes avokatit të tij, Gregory Keohe, ka kërkuar përjashtimin edhe të një gjyqtari nga Paneli i Apelit, që do ta ketë në dorë vendimin për lirimin ose jo të tij nga paraburgimi.
Kjo ka qenë kërkesa e dytë e Thaçit, pas kërkesës për përjashtimin e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nga funksioni i saj për caktimin e gjyqtarëve të Apelit në këtë çështje