Sunday, November 24, 2024
HomeLajme​Rama: Evropa s’ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor brenda BE-së

​Rama: Evropa s’ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor brenda BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Evropa nuk e ka asnjë të ardhme pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor brenda BE-së.

 

Në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, kreu i qeverisë shqiptare kritikoi edhe institucionet e BE-së për vonesat për zgjerimin në këtë mekanizëm të rëndësishëm.

“Nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Nëse BE-ja do të vazhdojë kështu, natyrisht nuk do të jetë mirë për ne, por do të jetë edhe më keq për BE-në”, tha Rama.

Rama mori edhe duartrokitje nga të pranishmit, kur tha se vendet e Ballkanit Perëndimor buzëqeshin edhe kur vuajnë, pasi të njëjtën BE-ja nuk është në gjendje ta bëjë.

“Së pari më lejoni të përpiqem të jap ca buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë, Në Ballkan ka diçka që duhet ta ruajmë fortë se ne mund të qeshin dhe buzëqeshim edhe kur vuajmë, çka BE-ja nuk është në gjendje ta bëjë, e kam fjalën për Gjermaninë, po”, shtoi ai.

Në forumin e njëjtë, Rama i bëri thirrje edhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Padev, i cili ishte i pranishëm në këtë formë të tejkaloi problemet me Maqedoninë e Veriut.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments