Saturday, November 23, 2024
HomeLajme​Pendarovski: S’mund të lejojmë që hetimi të zgjasë me muaj, qytetarët meritojnë...

​Pendarovski: S’mund të lejojmë që hetimi të zgjasë me muaj, qytetarët meritojnë përgjigje profesionale

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë së deri tani nuk ka të dhëna që tregojnë se rasti tragjik në spitalin modular të Tetovës të jetë shkaktuar qëllimisht. Ai ka thënë se kjo është situata aktuale, derisa konfirmimet dhe të tjera të dhëna do të dalin në ditët në vijim nga Prokuroria.

 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka qëndrua sot në Tetovë, në vendin ku mbrëmë është përfshirë nga zjarri, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra pacientë që po trajtoheshin për COVID-19 në spitalin modular.

“Prokurori publik më njoftoi se për një deri në dy orë edhe formalisht do të kryhet hetimi, dhe në kohë më të shkurtër të mundshëm pastaj mund të dalin me raportin e tyre. Procedura është se ata japin urdhra deri te institucionet tjera kompetente, nga obduksioni deri te Ministria për Punë të Brendshme. Prokurori më njoftoi gjithashtu se do t’u jepen nga pesë ditë, që secili institucion të përgjigjet varësisht nga kompetencat e tyre, pas këtyre raporteve prokurori do të del me një raport të kompletuar, fillimisht se cili ishte shkaku i zjarrit dhe se vallë pas kësaj eventualisht ka apo jo ndonjë gabim njerëzor”, u shpreh Pendarovski.

Pendsrovski ka theksuar se hetimet nuk duhet të zgjasin dhe se qytetarët meritojnë përgjigje të shpejtë dhe profesionale.

“Nuk mund të lejojmë që hetimi të zgjat me muaj. Publiku maqedonas meriton përgjigje profesionale, të shpejtë dhe thelbësore pa asnjë pauzë në hetim. Me qenë se diçka zvarritet me vite me vite, tek njeriu i thjeshtë ngjall dyshime që ndoshta diçka nuk është e pastër këtu”, ka shtuar ai.

Mbrëmjen e së mërkurës spitali modular i Tetovës ku po trajtoheshin pacientët për COVID-19, u përfshi nga zjarri ku nga kjo ngjarje tragjike mbetën të vdekur dhjetëra persona dhe të tjerë u lënduan.

Autoritet janë duke punuar në identifikimin e viktimave, ndërsa Tetova ka shpallur tre ditë zie për viktimat e këtij rasti tragjik.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments