Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosova​Malisheva gati përgatitjet për dezinsektimin kundër rriqrave

​Malisheva gati përgatitjet për dezinsektimin kundër rriqrave

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me endeminë e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) në Komunën e Malishevës, sot e ka mbajtur takimin e radhës, ku është shqyrtuar situata me EHKK dhe përgatitjet për fillimin e dezinsektimit kundër rriqrave, si njëra nga masat parandaluese për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Në këtë takim, ishin të pranishëm nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori për Shëndetësi, Liridon Hoti, drejtor për Mbrojtje dhe shpëtim, Hafir Rexha, koordinatori i shtabit, Halit Mazreku dhe përfaqësuesi i kompanisë që do të bëjë dezinsketimin në territorin e Malishevës.

Në takim u vlerësua se situata është në kontroll të plotë, por për mbajtjen e në kontroll të kësaj situata, duhet të merren edhe masat parandaluese, të cilat janë kompetencë e komunës. Për këtë qëllim, janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e fushatës së dezinsektimit, e cila pritet të fillojë së shpejti.

Edhe në këtë takim, shtabi komunal emergjent, ka shprehur pakënaqësinë lidhur me mos zhvillimin e procesit të repelimit të kafshëve që është kompetencë e Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, që tani e tri vjet me radhë nuk janë duke e realizuar repelimin e kafshëve, e që konsiderohet si masa më efektive në luftimin dhe parandalimin e EHKK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments