Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova​Haziri paralajmëron rikthimin e Agim Veliut: Përçarja në Podujevë e dhimbshme

​Haziri paralajmëron rikthimin e Agim Veliut: Përçarja në Podujevë e dhimbshme

Pavarësisht se u shkarkua nga kryetari i degës në Podujevë, por që nuk arriti as të futet në kryesinë e re të LDK-së, Lutfi Haziri, po paralajmëron rikthimin e Agim Veliut.

 

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se vendimi i kryesisë së partisë për shkarkimin e Agim Veliut nga dega e LDK-së në Podujevë po shqyrtohet, pasi sipas tij nuk ka qenë final.

“Vendim i cili edhe më tutje trajtohet në organet e brendshme të LDK-së, sepse nuk është final. Vendim i kryetarit të LDK-së dhe kryesisë ka qenë deri në ditën e zgjedhjeve që t’i bartë detyrat te kandidati për kryetar të komunës dhe kjo ka shprehur atë lloj pakënaqësie”, tha ai në Context të ATV-së.

Përçarjen e degës në Podujevë, Haziri po e vlerëson si të dhimbshme.

“Përçarja në Podujevë e dhimbshme, nuk është arritur në një pikë ku marrëveshja arrihet dhe respektohet dhe të gjithë punojnë për një qëllim politik. Përkundër kësaj unë besoj se autoriteti i Agim Veliut si nënkryetar historik i kësaj partie dhe si njeri që mundet me i dhënë impakt jashtëzakonisht zgjedhjeve do t’i kalojë inatet e të tjerëve dhe do ta tregojë rolin e vet dhe fuqinë e tij politike përkundër një vendimi që ka qenë i papëlqyeshëm”, tha ai.

Kujtojmë se kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së është Ekrem Hyseni.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments