8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2538 testime të kryera, janë konfirmuar 256 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 565 persona.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos etj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95.600 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora,1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 67 – 84 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 127.192 raste, prej tyre 95.600 janë shëruar, 29.301 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.291 person