Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova​Bekim Jashari: Kuqicën po e bëjmë me ujë të pijshëm

​Bekim Jashari: Kuqicën po e bëjmë me ujë të pijshëm

Sot ka filluar projekti i instalimit të kyçjeve individuale të ujësjellësit në fshatin Kuqicë, të financuar nga Komuna e Skenderajt.

 

Kryetari Bekim Jashari ka vizituar fshatin Kuqicë, për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në realizimin e këtij projekti i cili pritet të përfundojë brenda një muaj e gjysmë.

Jashari u shpreh i lumtur që premtimin e dhënë vitin e kaluar qytetarëve të këtij fshati po e jetëson me sukses.

“Nuk do të ndalemi me kaq, brenda këtij muaji do të fillojmë me instalimin e ujësjellësit edhe në LLaushë, Burojë e Aqarevë, për të vazhduar me pas brenda këtij viti edhe në fshatrat e bashkësisë lokale të Likocit e Rezallës”, tha ai.

Jashari shtoj se brenda mandatit të tij qeverisës po bëjnë me ujë të pijshëm 25 fshatra të komunës së Skenderajt dhe për këtë ai falënderoj Qeverinë zvicerane për instalimin e gypit kryesor dhe Ministrinë e Mjedisit për përkrahjen në instalimin e kyçjeve individuale në disa fshatra.

Në fshatin Kuqicë, përveç ujësjellësit, komuna e Skenderajt gjatë mandatit të kryetarit Jashari ka investuar edhe në ndërtimin e rrugëve, kanalizimit, shtrirjen e shërbimeve për mbeturina, ndërsa gjatë vitit do të ndërtojë edhe një poligon sportiv për të rinjtë e këtij fshati, kërkesë kjo e cila doli sot nga banorët e Kuqicës.

Nga ana tjetër banorët e këtij fshati falënderuan kryetarin Jashari për realizimin e këtij projekti jetik.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments