Sunday, November 24, 2024
HomeLajme​9 viktima dhe 572 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

​9 viktima dhe 572 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 9 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.

 

Nga 3808 testime, janë regjistruar 572 raste të reja, ndërsa 825 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments