Friday, November 29, 2024
HomeLajmeKosova​Përplasen Kusari-Lila dhe Haradinaj

​Përplasen Kusari-Lila dhe Haradinaj

Debat i ashpër është zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me projektin për gazsjellësin. Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i është drejtuar deputetit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se ia ka siç tha ajo futur në thirrjen e debatit parlamentar për gazsjellësin. I njëjti është kundërpërgjigjur se fjalën “futme” nuk e ka përmendur në deklarimin e tij.

Kusari-Lila tha se kriza energjike është pikërisht për shkak të ngritjes së çmimit të gazit.

“Ramush aspak unë s’ja futa, por ia ke fut ti kur ke nënshkruar këtë kërkesë për debat sot. Këtë kërkesë t’i ke shkru që Kosova rrezikon nga kriza energjetike dhe për këtë duhet të dezifirikimin për gazë. Sot aktualisht kriza energjetike është e shkaktuar si pasojë e ngritjes së çmimit të gazit”, tha ajo.

Duke ironizuar, deputeti Haradinaj tha se këtë fjalën “futur” se ka përdorur gjatë fjalës së tij.

“Këtë fjalën me ia fut unë se përdora. A e kam përdorur fjalën ia ka fut a, s’po më kujtohet”, shtoi ai.

Lidhur me këtë debati u përfshirë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili kërkoi kujdes në përdorimin e sinonimeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments