Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.
Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, derisa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë 11-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.