Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova​Ministri Mehaj: Së shpejti hapet konkursi për 850 rekrutë në FSK

​Ministri Mehaj: Së shpejti hapet konkursi për 850 rekrutë në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se shumë shpejt do të hapet konkursi më i madh i rekrutimit në ushtrinë e Kosovës.

 

Ai potencoi se do të pranohen rreth 850 rekrutë të rinj.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Mehaj tha se procesi do të jetë tejet transparent dhe profesional.

“Për proceset e kaluara edhe unë kam dëgjuar se ka pasur ankesa, ka pasur dyshime për proceset e rekrutimeve. Unë u them të gjithë të rinjve e të rejave të Republikës së Kosovës, se nën udhëheqjen time do të ketë proces të drejtë, të barabartë, strikt e profesional në çdo rekrutim. Shumë shpejt do të hapet konkursi për rekrutimin më të madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Do të pranojmë rreth 850 rekrutë të rinj, procesi do të monitorohet nga Kallxo.com, e edhe do të incizohet të gjitha me kamera. Bordi do të jetë profesional e i paanshëm, për të përzgjedhur më të mirët. Por kam edhe një kërkesë, nëse vëreni anime, jo profesionalizëm, nëse vëreni se dikush favorizon dikë, dërgoni te unë ato informata, e unë iu garantoj se ata nuk kanë vend brenda Ministrisë së Mbrojtjes, për këtë zotohem para juve e para qytetarëve të Kosovës”, tha Mehaj.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments