Edhe Kombëtarja e Spanjës ka zhvilluar stërvitje sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë para përballjes me Kosovën të mërkurën nga ora 20:45.
Lojtarë të kalibrit botëror si Sergi Busqets, David De Gea e Alvaro Morata kanë testuar terrenin ku kanë zhvilluar ushtrime takime me top dhe janë të gatshëm për t’u përballur me “Dardanët” në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Spanja është lidere e Grupit B me 10 pikë kurse Kosova renditet e katërta në këtë grup me katër pikë të mbledhura pas katër ndeshjeve të zhvilluara.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Spanjës Luis Enrique e cilësoi Kosovën si një skuadër që aplikon futboll shumë cilësor dhe se kjo është njëra nga mdeshjet më të vlshtira në këtë grup për skuadrën e tij.